Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjës i domosdoshëm

Lëkura e fëmijëve, në veçanti e të porsalindurve, dallon në masë të madhe nga lëkura e të rriturve, si në aspekt fiziologjik po ashtu edhe në aspekt histologjik.
Është më e hollë, ka më pak qime, më pak keratinë dhe është më e lëshueshme për substanca të ndryshme. Gjëndrat e djersës janë në numër të madh, dhe kanë funksion më të dobët, sidomos në javët e para të jetës, kështu që nuk mund të rregullohet temperatura me anë të djersitjes. Gjëndrat dhjamore janë po ashtu të pazhvilluara në muajin e parë të jetes.
Krahas këtyre, lëkura e foshnjës nga infeksionet mbrohet me anë të shumë faktorëve të barrierës së shtresës keratite, me deskuamimin e vazhdueshëm me anë të të cilit i largon në mënyrë mekanike mikroorganizmat, me anë të aciditetit të sipërfaqes së saj, ku pH është më e vogël në sipërfaqet e lëmuara, dhe më e lartë në vendet e rrudhosura.
Preparatet për pastrimin e lëkurës së fëmijës kanë për qëllim largimin e papastërtisë dhe sekreteve të prodhuara nga organizmi, largimin e mikroorganizmave patogjenë dhe mbetjeve të preparateve kozmetike mbi sipërfaqen e lëkurës.
Më parë ka ekzistuar qëndrimi tradicional se foshnjat duhet të lahen çdo ditë. Mirëpo, tani prindërve u rekomandohet që çdo ditë të pastrojnë vetëm vendet intime të foshnjës ndërsa lakuar të fshihet me pelenë të njomë ose peshqir.
Pas larjes, domosdoshmërish foshnja duhet të lyhet me ndonjë preparat hidratues (më së shpeshti qumësht). Preparatet për kujdesin ndaj lëkurës së fëmijës, i sigurojnë lëkurës sasinë e mjaftueshme të lipoideve të cilat largohen gjatë larjes, e mbajnë lëkurën të njomë, zvogëlojnë ngjitjen dhe mbrojnë nga papastërtia. Këto preparate mbrojtëse mund ta mbrojnë lëkurën e foshnjës nga veprimi i urinës dhe recesit, nga ndikimi i dëmshëm i diellit, si edhe nga pickimi i insekteve.
Kujdesi ndaj lëkurës së fëmijës duhet të bëhet me preparate të cilat i përshtaten moshës. Në kohën moderne preparatet mbrojtës për fëmijët janë të prodhuara në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lëkurës së fëmijës, si dhe duke pasur për bazë principet e kujdesit ndaj foshnjave: pastrim dhe mbrojtje.

No comments:

Post a Comment